Simpoziomi Nderkombetar mbi Mekanizmat qe fshihen pas Dhimbjes Fantome
JANE TRAJTUAR DERI TANI 16 TE SEMURE TE AMPUTUAR
Rastet rezultuan ne favor te hipotezes.
Ne kuadrin e ketij studimi jane trajtuar deri tani 16 te semure te amputuar qe ankonin per dhimbje te kembes se prere. Procedurat per realizimin e ketij trajtimi jane procedura qe perdoren ne praktiken e anestezise dhe te trajtimit te dhimbjes. Te gjithe te semuret qe i jane nenshtruar mjekimit sipas protokollit tone te trajtimit kane rezultuar ne favor te hipotezes se pershkruar me larte.
PROPOZOJME DHE KERKOJME BASHKEPUNIM
Per organizimin e simpoziumit nderkombetar
Ne propozojme dhe kerkojme bashkepunimin per organizimin e nje simpoziumi nderkombetar, me teme: “mekanizmat qe fshihen pas dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantome”.

Per zhvillimin e ketij debati shkencor, parashikohet te vijne personalitete te larta shkencore te fushes nga vendet perendimore si Gjermania, Danimarka, Izraeli etj., tashme te perfshire ne kete proces. Ne konsiderojme se pjesemarrja juaj ne kete event shkencor, do te jete e dobishme reciprokisht, pasi do te kontriboj ne impaktin e madh social te rezultateve te pritshme te ketij simpoziumi.
Mekanizmat qe fshihen pas dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantome
Simpozium shkencor nderkombetar
Dhimbja kronike neuropatike duke perfshire ketu edhe dhimbjen kronike te kembes se amputuar jane nje problem madhor ende i pazgjidhur nga ana biomjekesore. Ky problem prek te gjitha vendet, si ato te zhvilluara ashtu edhe ato ne zhvillim. Persa i perket dhimbjes fantome, raportohet se 80 % e te amputuarve paraqesin nje dhimbje te pa determinuar nga metodat e deritanishme te trajtimit, mjekesor, psikologjik dhe social.

Aktualisht po paraqiten modalitete te reja te trajtimit, si rezultat i nje studimi me te thelle te proceseve neurofiziologjike qe zhvillohen ne nervin e demtuar ose ne nervin e cungut te kembes se amputuar. Evidencat nga modelet eksperimentale me dhimbje te kembes se prere, tregojne se burimi kryesor per aktivitetin e impulseve jo normale ne keto amputacione eshte neuroni ndjesor primar ne Ganglionin e rrenjes dorsale paraspinale.

Autor i kesaj hipoteze eshte Prof. Marshall Devor, studiues kerkimor.
Ai mendon se eleminimi i shkarkesave neurale jonormale, ne ganglionin e pershtashem duhet te shkaktoje lirimin e dhimbjes se kembes se prere. Ky kendveshtrim nuk eshte provuar me pare ne shkencen mjekesore. Qe prej me shume se dy vjetesh Shoqata Shqiptare e Dhimbjes ne bashkepunim me Departamentin e Zhvillimit te Biologjise se Qelizes dhe te Kafshes ne Universitetin Hebraik te Jerusalemit, si edhe me mbeshtetjen e Ministrise se Shendetesise te Republikes Federale Gjermane ka kryer nje studim per zbulimin e mekanizmave te dhimbjes fantome.

Bazuar ne rezultatet, ne kerkojme te sigurojme “faktimin e principit” nepermjet eleminimit te shkarkesave anormale te gjeneruara nga ganglioni ndjesor. Ideja eshte per dushin e ganglionit te pershtashem me nje anestetik lokal-lidokaine, nepermejt rruges intraforaminale. Rezultatet paraprake, te cilat i kemi ne proces, tregojne se kendveshtrimi yne ne fakt e liron dhimbjen e kembes se prere gjithashtu edhe dhimbjen e neuromes se cungut, te kembes se amputuar. Ne mendojme se ka nje sere opsionesh te cilat potencialisht mund te sjellin lirim te perhershem te dhimbjes fantome dhe te dhimbjes se neuromes se cungut, ketu mund te permendim, perdorimin e trimcinolonit depo, trajtimin me radiofrekuence, si edhe implantimin e pompave.

Ky lloj trajtimi mundet te nderthuret me shkencat mjekesore baze si dhe me kendveshtrimet e tjera te kerkimit shkencor ne kete fushe, sikurse tregon edhe bashkepunimi me Shoqaten Shqiptare te Morfologjise Klinike. Keshtu ne propozojme per perdorimin e metodave te avancuara te testimit ndjesor dhe imazherine joinvazive te trurit, bashkepunim me kolege te kerkimit shkencor nga Gjermania dhe vendet e tjera, per nje kuptim me te mire te plasticitetit te trurit ne lidhje me Dhimbjen e Kembes se Amputuar.
   Lajme nga A.P.A
Tetor 2009 - Tetor 2010
Viti Boteror kunder dhimbjes muskolo-skeletare.
A.P.A - Nderkombetare
Leter nga David Niv.
EFIC Past President and Chairman Committee on Public Awareness
A.P.A ne Shqiperi
Mesoni me teper rreth A.P.A, njihuni edhe me periodiket e shoqates.